Dea Michele është një nga blogeret më aktive të Instagramit e cila poston çdo rreth jetës së saj. Ditën e djeshme ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit ku është shprehur se nuk do të lufonte kurrë për një mashkull në jetën e saj.
“A ke patur ndonjëherë ndonjë lidhje për të cilën ja vlente të luftoje,” e pyet ndjekësi.
Po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri sepse unë nuk do të jem kurrë kjo”- ka thënë Dea ndërsa e ka shoqëruar përgjigjjen me të qeshura.
Më tej një tjetër fans i saj e pyet se pse ajo nuk lufton për një burrë dhe ish banorja është përgjigjur duke nënkuptuar se janë burrat ata që duhet të luftojnë për një grua jo gruaja vet.
Pse Dea nuk lufton për një burrë?
“Jam me të vjetrën. Të vjetrën e Epokës së Gurit. Burrat luftojnë për të qenë partneri më i fortë në shpelle dhe gruaja zgjedh midis atyre. Gruaja zgjedh. Drejton gishtin dhe thotë: ‘Ti mundesh’. Ata që nuk luftojnë eleminohen nga lista,” ka përfunduar Michele.
Gjatë këtyre kohëve Dea nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie por kujtojmë që në dhjetor të vitit që shkoi disa foto të mbërritura në redaksinë tonë, treguan Dea Mishel, në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull.
Krejt të shkujdesur dhe larg syve të publikut që mund ti njoh, çifti u duk se kishte pushuar disa ditë në Paris. Megjithatë, edhe atje ka pasur disa persona që i kanë identifikuar, duke i shkrepur disa foto paparacë.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Dea Mishel Hoxha dhe Krist Aliaj u panë shpesh nën shoqërinë e njëritjetrit, madje në rrjet fansat aluduan se mes tyre mund të niste ndonjë romancë.
Megjithatë, ish-banorja i konfuzoi të gjithë me deklaratën e saj, pasi asaj kohe postoi një foto me Kristin dhe krahas imazhit ajo pranoi se është në një “marrëdhënie” me këtë të fundit.
“Na zbuluat… E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin”, shkroi aktorja krahas fotos ku shfaqej duke përqafuar ish-banorin, teksa kanë realizuar një set fotografik.
Por “marrëdhënia” mes tyre ka qenë gjithnjë miqësore. Kujtojmë se miqësia mes dy ish-finalistëve të “Big BrotherVIP” nisi gjatë qëndrimit në shtëpi dhe tashmë po vazhdon edhe jashtë.
Ndër të tjera ajo është shprehur: “Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time.
Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet. Jam kaq mirënjohëse. Jam e lumtur për çdo hap të jetës tënde”.
ks