LifeStyle

Se k si Tantrik: Arrini orgazmën më të fuqishme në jetë: Ja se si

Seksi tantrik është i mirë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të provojnë diçka të re në krevat, të bëhen më intimë apo të lidhen sërish me bashkëshortin apo me të dashurin e vet

Përse do të duhej të provohej seksi tantrik?

Ekspertët tantrikë besojnë që nëse zgjasni kohën dhe angazhoheni në seks, patjetër duhet të realizoni forma më të mëdha dhe më intensive të ekstazës.

Si të bëhet seksi tantrik?

Truku është në atë që të tërhiqni vëmendjen nga orgazma dhe në vend të saj të fokusoheni ta bëni paralojën të këndshme derisa të mos jeni të gatshëm për përfundimin e saj natyror.

Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, andaj për të shtyrë orgazmën, ekspertët tantrikë përdorin metoda të ndryshme, nga teknika e meditimit, kontrollimi i frymëmarrjes deri te masazhi.

Çka të bëni? Provojeni këtë:

Ulni nivelin e ndriçimit në hapësirën ku jeni dhe shkyçeni botën tjetër (telefonat mobilë etj.). Lirojeni trupin tuaj. Tantra është kalimi i energjisë nëpërmjet trupit, prandaj ekspertët rekomandojnë që para se të filloni, shkundni në mënyrën më energjike kërdhokullat tuaja.

Largohuni nga krevati i cili i aktivizon ”sustat” e gjumit në tru

Rregullohuni sa më mirë. Përpiquni të qëndroni në pozitë të shtrirë në dysheme me partnerin tuaj. Filloni të prekeni dhe të përkëdheleni. Eksperimentoni, provoni forma të ndryshme të prekjeve, nga masazhi i fuqishëm deri te prekjet e lehta si me pendël.

Kombinimet e këtilla të lëvizjeve do të mundësojnë eksitimin , por nuk do të çojnë partnerin deri në kulm.

Në qoftë se praktikohen në mënyrë të përshtatshme, me këto metoda mund ta vazhdoni seksin edhe deri në disa orë. Fokusohuni tek frymëmarrja.

Përpiquni të harmonizoheni me partnerin. Merrni frymë kur partneri juaj nxjerr frymën. Me ushtrimet e frymëmarrjes mund të arrihet kontrolli mbi rezultatin përfundimtar seksual.