Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID sot do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
“Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në komunikatë.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media./teve1.info/