Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi që ekipi i Tëvë1 dhe gazetarët e mediave të tjera janë penguar, derisa të njëjtit po raportonin lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë.
Gazetarët të cilët u penguan nga një burrë ishin Venhar Isufi –Tëvë1, Gresa Nitaj – Klan Kosova, Leonita Bajrami – Top Channel.
AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës që gazetarëve të iu krijojë kushte të favorshme gjatë raportimit, në mënyrë që ta kryejnë punën e tyre pa u cenuar, e penguar.
Familjari i të dyshuarës për vrasjen, ka ofenduar gazetarët, madje edhe i ka larguar me forcë. Përveç kësaj, ai përdori edhe fjalë banale në drejtim të medieve.
Mbrëmë, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj, derisa motivet e kësaj vrasje sipas prokurorisë dyshohet se janë problemet familjare. /teve1.info/