Taylor Swift mbajti koncertin e saj të fundit evropian në Britaninë e Madhe, në stadiumin Wembley të Londrës, në kuadër të turneut të saj Eras.
Megaylli i popit këndoi për herë të parë “So long, London”, një baladë që fansat besojnë se ka të bëjë me fundin e marrëdhënies së saj me aktorin britanik Joe Alvin, raportoi Reuters.
Swift u bashkua në skenë nga e ftuara surprizë Florence Welch për një performancë live të “Florida!!!”
Kjo ishte performanca e pestë e Swift në Londër gjatë gushtit dhe e tetë e kësaj vere, duke u dhënë fansave mundësinë e fundit për ta parë atë në Evropë në këtë turne.
Koncerti i mbrëmshëm në Wembley pasoi anulimin e një shfaqjeje në Vjenë kur policia parandaloi një sulm të planifikuar.
Disa nga 195,000 fansat e zhgënjyer që donin ta shihnin në Vjenë, nxituan të blinin biletat për koncertin në Londër.
Këngëtarja u shpreh me krenari se ishte artistja e parë solo që performoi tetë herë në Wembley gjatë një turneu.
“Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’ju falënderojmë mjaftueshëm për këtë”, i tha ajo publikut./abcnews.al