Arbana Osmani është nisur për pushime me bashkëshortin e saj dhe me fëmijët, dhe si çdo udhëtim i mirë, duhet të shoqërohet me muzikë të mirë.
Arbana nuk ka hezituar të ndajë momente nga ky udhëtim në rrjetet sociale, por një gafë e vogël e ka bërë postimin e saj edhe më të diskutuar.
Teksa shijonte ritmet e këngës “Diskoteka” nga Ylli Limani dhe Dhurata Dora, një prej hiteve të kësaj vere, Arbana vendosi të ndante një video në rrjetet sociale.
Në përshkrimin e videos, ajo e cilësoi “Diskotekën” si “Kënga e kësaj vere,” por pa e kuptuar bëri një gabim të vogël: në vend të Dhurata Dorës, ajo bëri tag Dafina Zeqirin.
Ndjekësit e saj të vëmendshëm nuk e lanë të “dalë keq,” duke i treguar se kishte bërë një gabim në përzgjedhjen e artistëve. Menjëherë pas këtij reagimi, Arbana e fshiu videon dhe e publikoi sërish, këtë herë me tag-et përkatëse për Ylli Limanin dhe Dhurata Dorën.
Në video të re, Arbana shfaqet duke kënduar refrenin e hitit, duke treguar se nuk i merr vetes shumë rëndësi për gabimin e bërë.
lokimagazine