Lajme

Kurti takon senatorin Welch, flasin për thellimin e marrëdhënieve politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me senatorin Peter Welch, të cilët kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe politikës.

Kurti ka theksuar se Welch është mik i Kosovës, i cili vizitoi Kosovën menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën heroit Afrim Bunjakut.

“Ishte një kënaqësi e madhe të takohesha me Senatori Peter Welch një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është futja e arsimit të lartë falas”, ka shkruar Kurti.

Tags: