Trashëgimtari i familjes Mbretërore shqiptare, Princ Leka, pritet të bëhet baba për herë të dytë. Burime për “Liberale” raportojnë se ai dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi, janë në pritje të fëmijës së tyre.
Ky lajm i lumtur vjen pas një periudhe të vështirë për Princ Lekën, duke sjellë një frymë të re në familjen mbretërore.
Sipas raportimeve, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë parë së fundmi duke bërë blerje në një nga dyqanet për fëmijë në kryeqytet, një shenjë e qartë e përgatitjeve për të mirëpritur anëtarin e ri të familjes.
Në fotot e siguruara, çifti shfaqet i lumtur dhe i përkushtuar në zgjedhjet e tyre, të shoqëruar nga vajza e Princ Lekës nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.
lokimagazine