Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, në nje therje me thikë që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë rreth orës 21:20.
Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësja rajonale, Flora Ahmeti tha se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari i cili është identifikuar është në kërkim.
“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.
Tags: Prishtinetherje me thike