Një sondazh i ri i mbajtur në grupin në “Viber”, e ka nxjerr Lidhjen Demokratike të Kosovës si fituese të zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të ardhshëm.
Në këtë sondazh, PDK-ja ka dalë e dyta, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje është renditur si e treta.
Në pyetjen se kë do ta votoni në zgjedhjet parlamentare, 955 persona janë përgjigjur në favor të LDK-së.
760 të anketuar të tjerë kanë thënë se do ta votojnë PDK-në, ndërkaq Vetëvendosjen 606 persona.
Koalicioni AAK-Nisma ka marrë vetëm 34 vota, 20 të tjerë janë deklaruar se do të votojnë parti të tjera.
Sondazhi