ShowBizzz

Katër martesa të dështuara, po vetë JLo nuk ka asnjë faj?

Vetë miqtë e Jennifer Lopez kanë sugjeruar se aktorja duhet të ‘shikojë brenda vetes’ pasi ajo bëri kërkesën për divorc nga Ben Affleck, duke i dhënë fund martesës së saj të katërt. Ata që janë afër këngëtares dhe aktores janë duke u lodhur nga jeta e saj kaotike pas njoftimit që ‘Bennifer’ ka mbaruar, tha një burim për DailyMail.com.

Katër martesa të dështuara, po vetë JLo nuk ka asnjë

“Pas katër martesave të dështuara, miqtë e saj mendojnë se ajo duhet të hedhë një sy brenda dhe të fokusohet tek vetja në vend se çfarë duan të tjerët që ajo të jetë dhe më në fund të kuptojë se kush është dhe çfarë dëshiron nga e ardhmja e saj”, tha një burim, i cituar dhe nga Telegrafi. Lopez, 55 vjeçare, paraqiti kërkesën për divorc pa avokat të martën – në përvjetorin e dytë të ceremonisë  mahnitëse në Georgia me Affleck, 52 vjeç.

Pa një kontratë paramartesore, të ardhurat e tyre individuale nga dy vitet e fundit, qofshin ato nga projektet filmike apo marrëveshjet e markave të mëdha, do të ishin pronë e përbashkët. Jennifer, e cila ka një vlerë neto të raportuar prej 350 milionë eurosh, ka publikuar katër filma që kur u martua me Benin, përfshirë projektin e saj prej 18 milionë eurosh të vetëfinancuar “This Is Me… Now: A Love Story”, i cili dokumenton romancën e tyre. Ben nga ana tjetër ka një vlerë neto 150 milionë euro.



bal