Lajme

“Goditja ligjore do të jetë finale”/ Sulmet e dyshes Meta-Berisha ndaj SPAK, analisti lëshon deklaratën e fortë: Ky…

Analisti Arben Meçe shprehet se ‘lufta’ e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK bëhet për shkak se do të jetë ky institucion që do të bëjë të mundur asgjesimin e tyre nga politika shqiptare.

Në një intervistë televizive, duke komentuar sulmet e tyre ndaj prokurorisë, Meçe u shpreh:

“SPAK është ai që do të nxjerrë nga politika individë që kanë bërë krime në Shqipëri. Ndër të tjerët janë Berisha dhe Meta, kanë kryer krime në Shqipëri.

Deri më sot, qoftë ’97, një nga aktet më makabre me pasoja të rënda në Shqipëri i Berishës, edhe pse bëri goditje drastike nga populli shqiptar, përsëri u pa që goditja nga politika nuk prodhon largim të këtyre funksionarëve që partitë i kanë kthyer në shpk dhe ndërmarrje që zhvillojnë aktivitetin në politikë.

Krijimi i SPAK është instrumenti vdekjeprurës sepse i nxjerr këto njerëz nga politika në mënyrë ligjore. Për mua 21 janari është akti më kriminal në Shqipëri dhe s’mund të pranohet që personi ka urdhëruar për të vrarë të vazhdojë të jetë në politikën shqiptare.

Goditja ligjore është goditja finale. Dënimi është një masë ekstreme që ligji nuk lejojn më që të futesh në politikë, duke parë këtë rrezik si përfundimtari i tyre, që SPAK është ai që do t’i nxjerrë nga politika. E gjithë lufta e tyre është drejtuar drejt këtij instrumenti ligjor shtetëror që është asgjesuesi më i madh i tyre.”, theksoi analisti./abcneës.al