LifeStyle

Vapa shton problemet mendore, mjekët: Bëni kujdes, ndryshon edhe trajtimi me ilaçe

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan, temperaturat e larta kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes shëndetësore të personave me probleme mendore. Mjekët psikiatër konfirmojnë shtimin e rasteve që paraqiten për trajtim.

“Edhe ne Elbasan është e vërtetë që ka një rritje të problemeve të shëndetit mendor, për shkak të nxehtësisë temperaturave të larta të cilat ndikojnë tek sistemi nervor me anë të disa neotrasmetuesve,duke ndryshuar nivelin e tyre. Nivelin e sterotominës dhe kortizolit, dhe pacientet tanë janë pak me të irrituar, më ankthioz paraqiten me të axhituar. Mund të sillen edhe agresiv dhe armiqësorë me familjarët e tyre, dhe si pasojë kemi edhe një numër më të lartë të shtrimeve në spitalin psikiatrik”, thotë mjekja psikiatre Noranda Biça.

Mjekët këshillojnë të afërmit apo familjarë që kanë në rrethin e tyre persona që trajtohen për shëndetin mendor të bëjnë kujdes dhe të konsultohen me specialistin që i ndjek pasi në këto temperatura këshillohet të ndryshojnë dozat e ilaceve.

“Në të tilla situata mjekët rekomandojnë të shmanget piku i daljes, të qëndrojnë në ambiente të freskëta në ambiente ku ka hije. Dhe që pacientet tanë që përdorin medikamente kryesisht stabilizuese të humorit  të jenë në monitorimin e mjekut psikiatër të tyre. Pasi disa medikamente antipsikotik dhe stabilizues humori kanë vështirësi  për t’u sekretuar nga veshkat dhe ndikojnë jashtë mase edhe në eliminimin e tyre. Ka rritje të rasteve në qytetin e Elbasanit?  Patjetër si në të gjithë vendin tonë edhe në Elbasan ka rritje të këtyre rasteve por janë menaxhuar efektivisht nga ana e urgjencës dhe e spitalit tonë”, thotë ajo.

Numri i personave që trajtohen nga probleme të shëndetit mendor sa vjen e rritet dhe po prek të gjitha grupmoshat përfshirë edhe fëmijë aq sa ekspertët i konsiderojnë problemet e shëndetit mendor si epidemia e heshtur që po godet shoqërinë moderne. /vizionplus.tv