LifeStyle

Se*si në adoleshencë! Ide e mirë apo e gabuar?

Një studim i fundit nga shkencëtarët e Universitetit të Ohajos ka zbuluar se marrëdhëniet seksuale që në adoleshencë mund të kenë ndikime të dëmshme në zhvillimin e trurit dhe në shëndetin riprodhues të individëve më vonë në jetë. Sipas këtij studimi, që u publikua të premten, është gjetur se truri i adoleshentëve, ende në zhvillim, mund të përjetojë pasoja negative nga aktivitetet seksuale në moshë të re.

John Morris, një nga autorët e studimit, shpjegoi se “pasja e marrëdhënieve seksuale që në moshë të hershme krijon pasoja negative”. Studimi u bazua në eksperimentet dhe testimet që përfshinë një grup kaviesh, që janë përdorur si modele për të kuptuar ndikimet e marrëdhënieve seksuale në zhvillimin e trupit dhe trurit.

Në eksperiment, kaviet 40-ditëshe, që korrespondonin me moshën 16-20-vjeçare tek njerëzit, u vendosën në kushte që i mundësuan të formonin marrëdhënie me kaviet femra 80-ditëshe. Katër muaj më pas, u përdorën metoda të veçanta për të matur humorin e minjve, dhe u vërejt se ato që kishin pasur marrëdhënie seksuale kishin një humor më të ulët në krahasim me ata që nuk kishin pasur marrëdhënie.

Për të kuptuar arsyet dhe mënyrën se si seksi ndikon në këto ndryshime, janë ende të nevojshme më shumë studime. Rezultatet e testimeve sugjerojnë se ndikimet e ngjashme mund të ndodhin edhe tek trupat e njerëzve, të paktën sipas të dhënave të momentit.