ShowBizzz

Tayna njofton se kënga e re “Folem pak” publikohet të shtunën

Rap-artistja shqiptare, Tayna, prej më shumë se një muaji ka nisur karrierën e vetme.

Ajo u largua nga menaxhmenti i saj prej shumë vitesh, ndonëse bëri rikthimin me një këngë, që u prit tejet mirë nga publiku.

Këngëtarja nga Prizreni duket se po vazhdon me prurje të tjera dhe një të tillë e ka paralajmëruar së fundmi.

E njëjta bën me dije se kënga e saj e radhës quhet “Folem pak” dhe se do të lansohet më 24 gusht.

“24.08, 18:00 ‘Folem pak’. Kjo këngë të jep ndjesinë; një ditë e fundit vere në plazh, dielli po perëndon, është duke fryrë një fllad i lehtë veror, kjo muzikë në sfond, je duke shkruar me personin që e ke takuar këtë këhë edhe jeta është e bukur”, ka qenë përshkrimi i postimit të ndarë.

Projekti i fundit i Taynës “Si ai” ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.

Bukuroshja pati probleme me ish-menaxherin e saj, duke hedhur kunja përmes rrjeteve sociale, derisa bënë paqe dhe arritën marrëveshje me njëri-tjetrin.