Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme që kurrsesi nuk duhet lënë pa konsumuar. Për ta nisur ditën me energji dhe plot shëndet jo vetëm që duhet konsumuar, por duhen përzgjedhur edhe ushqimet e përshtatshëm.
Mëngjes me krem kuinoa dhe boronicë
Kremi kuinoa me boronicë është një ëmbëlsirë e ftohtë. Është e pasur me proteina dhe karbohidrate duke na siguruar kështu energjinë e plotë për të nisur mbarë ditën.
Përbërësit: 61gr kuinoa të gatuar, 200 gr kos grek, 1.2 gr ekstrakt vanilje, një majë luge kanellë, 37gr boronica, dhe pak arra sipër.
Shkopa krokantë me miell integral dhe bajame
‘Crunchy’ integral me bajame është një recetë e shijshme dhe që do t’i sigurojë trupit proteinat e duhura gjatë vaktit të parë të ditës.
Përbërësit: 30 gr drithëra të plota, 200 gr kos grek, gjashtë bajame, tre feta banane të pjekura.
Tost francez me kos
Tosti francez me kos mund të na sigurojë deri në 28 gr proteina, ideale për forcimin e muskujve dhe ndjesinë e ngopjes.
Përbërësit: Një fetë bukë, një vezë, një majë luge kanellë, 200 gr kos grek.
Omëletë me kërpudha dhe domate
Omëletat janë një nga ushqimet më të preferuara për mëngjes, por nëse në të përfshini domate dhe kërpudha do të jetë akoma më e shëndetshme.
Përbërësit: Katër të bardha veze , gjysmë filxhani gjizë, 15 gr kërpudha të copëtuara, gjysmë domate të grirë.