Lajme

Familja Imeri ironizon avokatin Emmerson për largimin nga mbrojtja e Veselit: Propaganda e tij u shndërrua në një serial qesharak-komik

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me largimin e avokatit Ben Emmerson nga mbrojtja e Kadri Veselit.

Në faqen me emrin “Haki Imeri”, familja Imeri ironizon me avokatin Emmerson, duke thënë se propaganda e tij, e mbushur me dezinformata nga “aktorët kriminalë” të Kosovës, të maskuar si gazetarë, ia ktheu jetën në një serial QESHARAK_KOMIK..

“Por ajo që nuk e ‘dinte’ Emersoni ishte se dëshmitarët ishin kryesisht shqiptarë, pjesëtarë të UÇK-së, dhe madje amerikanë të ndryshëm, të gjithë të gatshëm për t’u përballur me të vërtetën.

“Pse nuk e kontrollova këtë më parë?”, pyeste veten, ndërsa përpiqej të mbyllte një vrimë në varkën e tij që po fundosej, dhe kapiten i saj është komandant Luli..”, shkruan familja Imeri.

Familja Imeri thotë se Emmersoni u tërhoq pasi media, që ishte kthyer në një arenë gladiatorësh për propagandën e tij, nuk po e ndihmonte aspak.

“Përkundrazi, çdo përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën po përfundonte me më shumë prova që i rëndonin gjithnjë e më shumë, dhe filloj te fliste me vete Beni i ngratë”, thuhet mes tjerash në shkrim.

Postimi i plotë:

Iku Ben Emersoni a?

-Një herë e një kohë, në sallën e madhe të drejtësisë ndërkombëtare, takojmë Ben Emersonin, avokatin më të lodhur në këtë anë të globit. I mbushur deri në grykë me para nga “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”

– E njohur ndryshe si njësia më e sofistikuar e kontributeve për avokatë, ai tani ndodhet para një sfide të madhe se vetë egos së tij: Mbrojtjen e komandant Lulit, shefit të SHIK-ut, i cili mesa duket kishte harruar parashutën në shtëpi dhe kishte përfunduar mu në mullarin e gjykatës speciale.

-“Këtë herë kemi për të fituar!”, mendonte Emersoni, me një buzëqeshje të sforcuar, teksa përpiqej të shëronte dhimbjet nga të gjithë ato fjalime bombastike që kishte mbajtur, që as nuk i mbanin mend më..

-Ndërsa Kadri Veseli kishte bërë atë kërcim legjendar pa parashutë..

-Emersoni po përpiqej t’i japë kuptim të gjithë kësaj komedie “Eh, kur shkon në mal pa sëpate,” murmuriste ai, “si mund të presësh lisa ..

-Por çfarë ndodhi se ..?

-Propaganda e Emersonit, e mbushur me desinformata nga “aktorët kriminalë” të Kosovës, të maskuar si gazetarë, po ia ktheu jetën në një serial QESHARAK_KOMIK..

-Çdo avokat që hynte në këtë ekip të çuditshëm, që drejtohej nga Hashim Thaçi, dilte më shpejt sesa fjalët patriotike të rreme që përdornin, për të himnizuar portretizuar rrejshëm vetveten ..

“Dëshmitë e shumta janë të rënda,” mendonte Emersoni “dhe ballafaqimi me to është si të përpiqesh të ndërtosh pallate mu në mes oqeani me valë të tërbuara ..

Ben i ngratë, i famshëm për gafat e tij, njëherë kishte deklaruar që Nazim Bllaca kishte vdekur.

-Por, kur doli se ai ishte gjallë, Emersoni u hodh në teori konspirative, duke u përpjekur të shpëtojë nga gafa e tij. “Ah,” tha ai, “më mirë të ngjallësh një teori sesa të zhytesh në heshtje!”

-Por ajo që nuk e ‘dinte’ Emersoni ishte se dëshmitarët ishin kryesisht shqiptarë, pjesëtarë të UÇK-së, dhe madje amerikanë të ndryshëm, të gjithë të gatshëm për t’u përballur me të vërtetën.

“Pse nuk e kontrollova këtë më parë?”, pyeste veten, ndërsa përpiqej të mbyllte një vrimë në varkën e tij që po fundosej, dhe kapiten i saj është komandant Luli..

-Media, që ishte kthyer në një arenë gladiatorësh për propagandën e tij, nuk po e ndihmonte aspak.

-Përkundrazi, çdo përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën po përfundonte me më shumë prova që i rëndonin gjithnjë e më shumë, dhe filloj te fliste me vete Beni i ngratë

-“Këto nuk janë më gurë,” thoshte ai, “këto janë male të tëra!”

-Në fund, të gjithë shpresonin që drejtësia do të triumfonte dhe që Emersoni, i lodhur, më në fund do të gjente paqe… të paktën derisa të merrte rastin tjetër!