ShowBizzz

Robert Berisha pranon ndërhyrjet estetike: Kam bërë botoks në fytyrë dhe…

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka rrëfyer për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë tek vetja.

I ftuar në emision “T7”, Roberti është shprehur se për tu dukur bukur qoftë edhe mashkull duhet të bëjë disa ndërhyrje dhe të kujdeset për veten.

Duke qenë shpesh në kontakt me kameran këngëtari është shprehur se dhembët janë ndërhyrja e parë që ai ka bërë.

Më pas ai ka pohuar që ka bërë edhe botox në fytytë pasi sa më shumë kalon koha aq më tepër plaket njeriu dhe e ka ndjerë të nevojshëm.

“Mashkulli një botoks duhet ta bëjë, edhe një pastrim fytyre pse jo, për të mbajtur vetën, ti vijë pak erë e mirë të merret edhe me palester”- tha këngëtari.

Ndër të tjera ai është shprehur se nuk është turp të plakesh, përkundrazi lum ai që ndjen plakjen pasi do të thotë që ke jetuar.

“Plakja është luks, kush arrin të plaket do të thotë që ke arrit të jetosh, nuk është turp as të thinjesh dhe as të plakesh,”– përfundon Roberti.