Lajme

Vizita e Kurtit në ShKK, Gashi: A e pyeti Haxhiun për arratisjet dhe rregulloret e reja?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të premten objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) në Prishtinë.

Kjo vizitë ka shkaktuar reagime nga opozita, me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i cili, ka ngritur disa pyetje për Kurtin dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

“Meqenëse Albin Kurti e paska vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës, a e ka pyetur ministren e vet:

Pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit?

Pse janë ndryshuar rregulloret për trajtimin e të burgosurve?

Cili është ndikimi i këtyre ndryshimeve në arratisjet e ndodhura?

Sa ka dorë krimi i organizuar në ndryshimin e këtyre rregulloreve?

Pse në burgje të sigurisë së ulët (apo gjysmë të hapur) mund të dërgohen persona që u kanë mbetur deri në 10 vite të dënimit të pa kryer, kur më parë ka qenë 2 deri në 3 vite të dënimit të mbetur?”, ka shkruar Gashi në Facebook.