ShowBizzz

Rikthehet Kiara Tito, do të moderojë këtë program në TCH krah Elvis Naçit

Teksa sezoni i ri televiziv po afron, Kiara Tito po shijon kohën me familjen e saj përpara rikthimit në ekran me projekte të reja.

Një nga projektet më të rëndësishme të saj do të jetë emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në Top Channel, ku do të moderojë krah Elvis Naçit.

Lajmi është bërë publik nga gazetari Bledi Mane, i cili ndau këtë informacion përmes një postimi në Facebook.

Sipas Manes, emisioni i ri do të jetë një program që do të përqendrohet në ndihmën për njerëzit dhe familjet në nevojë. Emisioni do të transmetohet çdo të premte dhe premton të sjellë një sezon plot surpriza për shikuesit e Top Channel.

“SEZONI I RI/ Elvis Naçi dhe Kiara Tito në një program televiziv së bashku në ekranin më të madh televiziv Top Channel. Çdo të premte do të moderojnë “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision kushtuar njerëzve dhe familjeve në nevojë. Sezoni i ri televiziv që çelet në shtator do ketë plot surpriza në Top Channel, ekrani i gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë…” shkruan Mane.

Muajt e fundit, Kiara ka qenë më e përkushtuar ndaj familjes, duke kaluar kohë me vajzën e saj Luna Mari. Për herë të fundit, ajo u pa në ekran me emisionin “Fan Club- DWTS”, dhe tani është gati të rikthehet me energji të reja në një program që ka për qëllim të prekë zemrat e publikut.



lokimagazine