Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në Devoll, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.
Vijon…