Lajme

“Po i tmerron disa servilë..”, nga VV i reagojnë opozitës që e kritikuan Kurtin dhe Osmanin për dorën në xhep të shefit të CIA-s

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli, u ka reaguar opozitarëve, të cilët dje kritikuan kryeministrin Albin Kurti se pse shefi i CIA-s William Burns, mbajti dorën në xhep gjatë takimit dje në Qeveri.

Avdyli ka thënë se mjerimi opozitar nuk ka fund, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se fakti që Kosova ka zot shpie që ka shtrirë sovranitetin dhe shtetin ligjor në çdo kënd të vendit, po i tmerron disa servilë e pakurrizorë.

Reagimi i tij i plotë, në Facebook:

Meqë shefi i CIA-s William Burns vendosi me kalu edhe natën në Kosovë, për të përmbyllur takimet me udheheqësit e Kosovës, tash duhet të mblidhen shefat e opozitës dhe argatët e tyre analistë për të shpallur aktin e mbajtjes së dorës në xhep, si akt i izolimi për Kosovën dhe liderët shtetërorë.

Mjerimi opozitar dhe urrejtja patologjike e disa të vetëquajtur analistë s’ka fund.

Kosova ishte dhe mbetet shteti më pro amerikan.

Por tani Kosova ka zot shpie që ka shtrirë sovranitetin dhe shtetin ligjor në çdo kënd të vendit, duke ruajtur orientimin pro perëndimor.

Dhe kjo po i tmerron disa servilë e pakurrizorë, të cilët nuk besojnë në projektin e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.

Po tmerrohen që Kosova ka burra e gra si Vjosa e Albini, si Donika e Xhelali, që po arrijnë Kosovën ta bëjnë të pavarur nga grupet kriminale të Radojqiqit, që për nje cop pushteti nuk i nënshtrohen Vuqiqit e Radojqiqit.

Ne besojmë në Kosovën shtet, e jo protektorat.

Mendësia e protektoratit, e disave edhe mendësia e robit i është ngulitur thellë në ndërdije saqë pushtetin e shohin vetëm në prizmën e robit të nënshtuar, duke pranuar edhe kushtet e dëmshme për shtetin vetëm për ta shpëtuar pushtetin.

Ne jemi ndryshe.

Jemi pro Kosovës unike, shtet të fortë, e të pavarur, të integruar në BE dhe marrëdhënie speciale me SHBA.