Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, më saktësisht në Komoran.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ku ka thënë se si pasojë e aksidentit një person ka humur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, – tha ai
Krasniqi shtoi tutje se njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin.