Kuzhinat e bardha ishin jashtëzakonisht të njohura, por tani gjithnjë e më pak, ndaj ja si t’i rifreskoni ato në mënyrë që të mos duken të mërzitshme.
Kuzhinat e bardha ishin një trend pothuajse i domosdoshëm në dekorimin e brendshëm deri para disa vitesh. Megjithatë, kohët e fundit, theksi u është kushtuar atyre me nuanca të ftohta si jeshile e butë ose ngjyra e drurit, e bardha mund të duket e mërzitshme.
Për të shmangur këtë, portali Houseandgarden ofron katër sugjerime të thjeshta se si t’i “kthejë në jetë” me detaje.
1. Raftet e hapura
Nuk ka nevojë të fshihni enët, artikujt ushqimorë dhe gjërat e tjera që zakonisht i mbani në kuzhinë të fshehura. Raftet e sipërme të hapura do t’i japin “jetë” kuzhinës së bardhë, dhe në njërën prej tyre mund të vendosni një lule.
2. Forma të pabarabarta
Kjo këshillë vlen kryesisht për ata që sapo kanë filluar të ndërtojnë një kuzhinë të bardhë. Konsideroni skajet ovale ose raftet shtesë të hapura me forma të parregullta. Në këtë mënyrë do të largoni theksin nga ngjyra e bardhë.
3. Doreza të reja
Zëvendësimi i dorezave është një procedurë e përballueshme dhe e thjeshtë që mund ta bëni vetë. Zgjidhni një ngjyrë që do të përputhet me detaje të tjera në kuzhinë. Përzgjedhja është e larmishme, kështu që ju mund të zgjidhni disa që do t’i bëjnë homazh një stili apo periudhe të caktuar.
4. Dekorime muri
Nëse nuk doni të blini dekorime të reja, mund të lyeni vazo me lule neutrale dhe t’i ngjitni në mur ose të përdorni kapakë shumëngjyrësh nga vazot që nuk i përdorni më.