Lajme

Si mund të avancohen mësimdhënësit në Kosovë?

Mësimdhënësit në baza vullnetarë mund të nënshtrohen testimit për avancim. Një gjë e tillë sipas ekspertëve të arsimit do ta rrisë cilësinë në arsim. Por kërkohet që MASHT-i të jep detaje se si do të bëhet ky testim.

Çdo mësimdhënës që dëshiron të avancohet, një gjë të tillë mund ta bëjë përmes testimit.

Mësimdhënësit aplikimin për t’u testuar mund ta bëjnë përmes platformës e-Kosova.

Megjithatë ky testimi i cili ishte paraparë të fillonte në qershor, nuk është obligativ.

“Nuk është obligative ata mësimdhënësit që mendojnë që janë plotësisht të përgatitur të kalojnë  nga licenca e punës në licencën e avancuar do të përfillin, do të sfidohen me kriteret që  MASHT- i ka përcaktuar”, tha kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari.

E ata mësimdhënës që arrijnë me suksese ta kalojnë këtë testim do të kenë edhe shpërblim në pagën mujore.

Por kryetari i SBASHK-ut shprehet skeptik për këtë.

“Zëvendësministri i përmendi një shumë prej 100 e diçka eurosh,unë jam skeptik se mund të ndodh kjo, por mund të jetë me përqindje 5% apo 10% e pagës ekzistuese  dhe kjo për të nxitur të tjerët. Ne përkrahmi pas duhet të bëhet dallimi  pastaj ai që mbetet me licencën e punës nga ai kolegu i cili është sfiduar dhe ka arritur të dëshmohet”, tha Jashari.

Një testim i tillë, sipas drejtorit të Instituti Pedagogjik, Ismet Potera,  do ta ngrit cilësinë në arsim.

“Secili mësimdhënës tani ka vetë të aplikojë të bëjë kërkesë për avancim ndërsa kriteret e avancimit janë të rregullime me një udhëzim administrativ ku ka të gjitha kriteret që duhet të plotësojnë”, tha Potera.

Kurse eksperti i arsimit, Argjend Osmani kërkon që të dihen detaje se si do të bëhet një testim i tillë.

“Menaxhimi i cilës në fushën e arsimit është një  prej komponentëve kyçe  që po avancohet faktikisht përparimi i kësaj fushe, në këtë kontakt avancimi i mësimdhënësve dhe testimi i njohurive  është i një rëndësie te veçantë, por duhet të sqaruar ditur detajet analizuar se si do të realizohet”, tha Osmani.

Nga Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrimi kanë bërë të ditur se mësimdhënësit munde të aplikojnë në e- Kosova për licencë të karrierës, për përtrirje  të licencës së karrierës, për licencë të avancuar  dhe për përtrirje  të saj, si dhe për licencë të përhershme në mësimdhënie. /teve1.info/