Lajme

Në ‘mes’ një vajzë, zbulohet shkaku i vrasjes me thikë të 34-vjeçarit në Tiranë

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vdekur pas një sulmi me thikë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari.

Sipas burimeve për një emision televiziv, bëhet me dije se shkak për vrasjen ishte bërë ngacmimi nga ana e Hoxhallarit e të fejuarës së autorit, 25-vjeçarit Darmen Keli.

Po ashtu mësohet se se Hoxhallari ka shkuar në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda, pas 4 thikave të ngulura dy në gjoks dhe dy në këmbë.

Ndërkohë vijon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.