Lajme

Bajrami: Murati po mashtron e po manipulon me Bonot e Diasporës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, thotë se deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për emetimin e Bonove të Diasporës janë ‘mashtrime e manipulime’.

Sipas saj,Murati flet për Bono të Diasporës “pa përmendur asnjë numër” gjë që, sipas saj, tregon tendencë për mashtrim.

Thotë janë bë tri vjet, nuk tregon sa bono kishte blerë diaspora, nuk tregon sa ishte fondi që ndihmuan bizneset”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në mungesë të shifrave, Bajrami ka prezantuar një tabelë ku potencohet se investimi i diasporës në Bono është vetëm 9.1 milionë euro me maturim 5 vjeçar dhe 1.3 milionë euro me maturim 3 vjeçar, ndonëse oferta e Muratit, sipas saj, për diasporën ka qenë rreth 100 milionë euro investime në bono.

Pra 10.4 milionë euro që do të thotë 10% të kapacitetit investues. E ministrit që i flenë 600 milionë euro taksa të qytetarëve as për këto 10.4 milionë euro s’ka pasur nevojë”, ka shtuar ajo.

Ajo ndër të tjera ka potencuar se Qeveria e Kosovës aktualisht nuk e ka problem buxhetin, meqë në vlerësimin e saj “i ka vjelë qytetarët përmes inflacionit”, por problem e ka kapacitetin “për implementim që nuk arriti ta ndërtojë as pas katër viteve”.

9 shkurti po vjen, mos harroni kush u a vodhi 4 vite me broçkulla”.