Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë më rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku ka mbetur e vdekur një vajzë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dhe të dyshuarës (shoferes) i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Tutje, thuhet se lëndime ka pësuar edhe shoferja, e cila e ka goditur këmbësoren.

“AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET- Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë,24.08.2024-20:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit  e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”