ShowBizzz

Pas lindjes së vajzës së parë nënshkruan një marrëveshje, ja sa do të fitojë Georgina nëse ndahet nga Ronaldo

“Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”. Por, në rast se jo, atëherë plani B është gati. Historia e dashurisë mes Cristiano Ronaldo-s dhe Georgina Rodriguez zgjat prej 8 vitesh tashmë dhe familja me shumë fëmijë duket më e lumtur se kurrë.

Por nëse një ditë do të vijë fundi, palët kanë bërë gati gjithçka që, të paktën Gergoina, të mos e vuajë aq shumë ndarjen.

Sipas raportimeve nga mediat portugeze të sjella nga A2 televizion, Ronaldo dhe Georgina, edhe pse nuk janë martuar zyrtarisht, kanë arritur një marrëveshjeje që është firmosur menjëherë pas lindjes së vajzës së parë, Alana Martina, në vitin 2018.

Sipas saj, në rast ndarjeje, Ronaldo do të duhet t’i kalojë çdo muaj 100 mijë euro në llogari argjentinases. Gjithashtu asaj do t’i kalonte në pronësi edhe një vilë në Madrid me sipërfaqe 4 mijë metra katror, e blerë për 5 milionë euro, por që sot vlen shumë më tepër, shkruan A2.

Ronaldo dhe Georgina jetojnë aktualisht në Arabinë Saudite, ku portugezi luan për Al-Nassr. Të dy po rrisin 5 fëmijë bashkë, edhe pse nëna e djalit të madh, CR7 Junior nuk është zbuluar kurrë dhe dy binjakët janë lindur përmes surrogacisë.



bal