Bota

Franca arreston CEO-n e Telegramit, Pavel Durov

CEO i Telegram, Pavel Durov është arrestuar nga policia franceze në një aeroport në veri të Parisit, teksa avioni i tij privat u ul në Le Bourget.

Sipas raportimeve, 39-vjeçari është arrestuar pikërisht për çështje që kanë të bëjnë me aplikacionin e famshëm të shkëmbimit të mesazheve.

Ambasada ruse në Francë po ndërmerr hapa të menjëhershëm për të sqaruar situatën.

Telegrami është një aplikacion shumë popullor në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

TS Poll - Loading poll ...

Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pas refuzimit nga Durov për të dorëzuar të dhënat e përdoruesve. Por ndalimi u anulua në vitin 2021.



/tiranapost