Lajme

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët me katër seanca

Gjykimi në çështjen Thaçi do të vazhdojë të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.

Dëshmitari i së hënës është planifikuar të dëshmojë publikisht.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjte.

Këtë javë u mbajten tri seanca gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi.

Kurse në shtator do të mbahen 13 seanca.