Një debat virtual mes ish-banores së “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, dhe gazetares Kozeta Kurti ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit.
Konflikti nisi pas komenteve të gazetarit Arian Çani, i cili gjatë një podcast-i, bëri disa deklarata kontroverse lidhur me moderatorët e emisioneve, duke e quajtur Grida Dumën “vjellje” dhe “debile e nivele të larta”.
Pas këtyre komenteve, Sara Gjordeni reagoi publikisht, duke mbrojtur Gridën dhe duke kritikuar ashpër kulturën e përuljes dhe fyerjes së grave në publik. Ajo u shpreh se fjalët e Çanit ishin të padrejta dhe shtoi se është koha që shoqëria të ndalojë trajtimin e tillë të vajzave dhe grave.
Reagimi i Sarës ngjalli një tjetër debat, këtë herë me gazetaren Kozeta Kurti.
Ajo ka reaguar sërish në mënyrë ironike, teksa falënderon Sarën për vëmendjen që i ka sjellë pas deklaratës së saj. Kozeta shkruan: “Këtë herë, ju bëftë dita 2000 Sarës, se prej saj, mora vëmendjen që prisja prej vitesh e nuk po e merrja dot! Faleminderit që ekziston, Sara!”
Sara nuk ka qëndruar pasive ndaj këtij komenti. Ajo u përgjigj me një seri postimesh në rrjetet sociale, duke theksuar se dikur Kozeta kishte qenë një idhull për të dhe se e kishte vlerësuar për rolin e saj në ekran.
Megjithatë, ajo u shpreh se ndjehet e sulmuar nga dy gra në një moment kur ishte më e ndjeshme se kurrë, duke iu referuar faktit se është në pritje të ëmbël.
Ndërkohë që Kozeta ironizoi me faktin se mori vëmendjen që kishte pritur prej kohësh, Sara mbetet e vendosur në qëndrimet e saj, duke mbrojtur të drejtën e grave për respekt dhe dinjitet, veçanërisht në sferën publike.
Kjo përplasje ka ndezur debat për mënyrën se si trajtohen gratë në media dhe ka theksuar nevojën për një qasje më të ndjeshme dhe të respektueshme në diskursin publik.
lokimagazine