Arinda Gjoni dhe Beniada Nishani kanë publikuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.
“Vetes” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Njëherësh ky është projekti debutues i ish-banores së Big Brother VIP Albania, meqë një gjë të tillë e kishte paralajmëruar prej kohësh.
Ato kanë bërë një paraqitje të mahnitshme nga videoklipi i tyre i realizuar në San Torini.
Teksti, muzika dhe producimi vlen të ceket se u bë nga Fatjon Miftari.
Nuk dihet nëse modelja do të vazhdojë të bëjë muzikë apo ishte thjesht një sfidë për të.
Besohet se kënga do të ketë suksesin e merituar dhe do të pëlqehet nga publiku.