ShowBizzz

Sabrina Carpenter refuzon të flasë për krizën me partnerin

Është përfolur se ka patur një krizë mes këngëtares Sabrina Carpenter dhe partnerit të saj Barry Keoghan por artistja ka refuzuar të flasë.

Pas thashethemeve se çifti dëshironte të ndahej, 25-vjecarja ka folur për median britanike ‘The Guardian’ dhe është pyetur për lidhjen e tyre. Duke u përpjekur të shmangë çdo pyetje që hedh dritë mbi raportin që ajo ka me partnerin, ajo thjesht ka evidentuar talentin e tij në fushën e aktrimit.

Në Qershor, partneri i saj u shfaq në videoklipin për këngën “Please Please Please”. Me rastin e bashkëpunimit të tyre, këngëtarja tha: “Jam shumë e nderuar që kam punuar me një aktor kaq të madh.”

Ajo shpjegoi se është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh flet me audiencën e saj për shumë tema, por jetën privatë dëshiron ta mbajë larg syrit të publikut.