Lajme

Tanja Fajon: Schengen mund të mbyllet, ja cila është arsyeja

Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, ka paralajmëruar nga Tirana faktin që Schengen mund të mbyllet.

Në fjalën e saj në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, zyrtarja e lartë tha se kjo është një sfidë, duke argumentuar se shkak i mbylljes së Schengenit janë kërcënimet e ndryshme që vijnë në rajon.

Gjithashtu, ajo tha se “duhet të punojmë fort, për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”.

“Më vjen mirë që gjendem në Shqipëri, sepse me sjell disa kujtime të mira, të rezultateve njëra që ka shënjuar karrierën time politike, që ka të bëjë me udhëtimin pa viza.

Kjo siguroi shumë mundësi sidomos për brezat e rinj për të pasur mundësi për të udhëtuar. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot, sepse i trembemi faktit që Schengen po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon.

Kështu që duhet të punojmë fort për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”, u shpreh Tanja Fajon.