Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë vendim që autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.
Në njoftim thuhet, se ky vendim është marrë në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK dhe për qëllim ka përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve emergjente si lehtësimin e lëvizjes së qarkullimit brenda oborrit të QKUK-së, raporton teve1.info
“Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./teve1.info/