Klea Prenga, vajza që u sulmua pa mëshirë nga motrat, Antonela dhe Mariela Berisha ka reaguar për herë të parë, pas videos me pamjet nga dhuna, teksa ajo ishte e ulur në një lokal në Tiranë.
Në një postim në Instagram, Prenga shkruan se ajo u sulmua teksa ishte duke ngrënë, ndërsa i etiketon dy motrat si “fundërrina, dhjakse”.
Ndër të tjera e reja shprehet se do të luftojë derisa drejtësia të shkojë në vend dhe motrat Berisha të mbajnë përgjegjësi për sulmin brutal.
“Të dashur miq, pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron. Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japi. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkoj në vendin e duhur. Faleminderit“, shkruan Prenga.