Lajme

Zjarret dhe temperaturat e larta “i lënë vendin” shirave, stuhi edhe në Greqi, ekspertët: Ja sa do të zgjasë moti i keq

Moti i keq këtë javë nuk ka “goditur” vetëm Shqipërinë.

Pas zjarreve dhe temperaturave të larta, edhe Greqia do të “pushtohet” nga stuhi dhe reshje shiu.

Ekspertët kanë deklaruar se moti me shi dhe erë do të zgjasë deri të premten e kësaj jave. Sipas Clearchos Marousakis, tre ditët në vzhdim do të sjellin vetëtima, stuhi, reshje dhe një ulje temperaturash.

Sipas ekspertëve, temperaturat nuk do të ndryshojnë ndjeshëm dhe do të arrijë në 33 deri në 35 gradë në kontinent dhe 36 gradë në vendet lindore. 30 deri në 33 gradë në vendin ishullor dhe 34 gradë Celsius në vendet e Kretës dhe Dodekanezit.