Lajme

Vokrri: Hapja e Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës gati e finalizuar

Zëvendësministri i administrimit të pushtetit lokal, Arbër Vokrri ka thënë se hapja e zyrës së Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës është gati që të finalizohet.

I pyetur për pritshmërinë e hapjes së Urës së Ibrit, Vokrri tha se pritshmëritë për hapjen e saj kanë qenë gjatë verës.

Derisa, ai mendon që në këtë mandatë të Qeverisë do të bëhet hapja e urës.

Tutje, ai bëri të ditur se hapja e Urës së Ibrit nuk do hapet për shkak të fushatave zgjedhore, por nga angazhimi i Qeverisë ndaj veriut.

I pyetur për listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk do të jenë më pjesë e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme, sipas tij janë dy deputetë Eman Rrahmani, Visar Korrenica.

“Është një ndër hapat e fundit që i merr Qeveria e Kosovës për ta plotësuar normalizimin e situatës në veri dhe këto janë vetëm nga disa aspektet teknike deri të shtrihen kabllot dhe të adaptohet hapësira besoj që brenda dy tri ditëve të ardhshme do të jetë gjithçka gati që të finalizohet ajo zyrë e Postës së Kosovës. Vlen të përmendët që zyra, Posta e Kosovës ka hapur që nga viti i kaluar në veri ato kanë funksionuar në kuadër të godinave të komunave përkatëse, ndërsa tani kjo është një filiale që ka hapësirën e vet. Pritshmërinë për hapjen e Urës së Ibrit, pra ka qenë gjatë verës, e dini vera shtrihet përtej gjysmës së shtatorit, por mendoi se ura do të hapet gjatë këtij mandati. Nuk besoj që ka të bëjë shumë me fushatën zgjedhore, sepse angazhimi jonë në veri ka nisur më herët se sa qeveritë e tjera që kanë qenë, ka nisur që nga fillimi i mandatit tonë dhe nuk besoj që mund të vlejë një argument për ndërlidhjen me këtë me fushatë zgjedhore”, ka deklaruar Vokrri në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/