Lajme

100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë

Familja, miq dhe bashkëpunëtorë u mblodhën në fushën Gowen më 22 gusht për tu përshëndetur me ushtarët e Batalionit 1 të Helikopterëve Sulmues të Gardës Kombëtare të Idaho-s, ndërsa ata u larguan nga Idaho për t’u përgatitur për t’u vendosur në Kosovë.

Gjeneralmajor Tim Donnellan, komandant i Gardës Kombëtare të Idahos tha se ka besim të plotë që ushtarët do ta kryejnë misionin me sukses dhe do të kthehen të sigurt në shtëpi.

Ju jeni ndër ushtarët më të mirë dhe përkushtimi juaj ndaj detyrës dhe ndaj njëri-tjetrit do t’ju ndihmojë. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim nga këtu dhe mezi presim t’ju mirëpresim në shtëpi me krenari dhe nder”.

Në ueb-faqen e Ushtrisë amerikane thuhet se disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 ushtarë u vendosën në Teksas për afërsisht 30 ditë trajnim shtesë përpara se të nisen për në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s.

Operacioni Joint Guardian është një mision i përbashkët nën Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara. Ushtarët do të fokusohen në trajnimin dhe mbështetjen e partnerëve aleatë.

Ushtarët e Task Force Sawtooth kanë punuar dhe trajnuar me zell gjatë 18 muajve të fundit për këtë dislokim”, tha nënkoloneli Bryan C. Reid.

Është hera e parë që nga viti 2003 që njësia është vendosur në rajon.

Njësia e parë e Batalionit të 183-të të Helikopterëve Sulmues u vendos në Bosnje në 2002-2003 për një mision ndihme humanitare dhe në Azinë Jugperëndimore në mbështetje të Operacionit Enduring Freedom në 2006-2007.

Së fundmi, njësia ndërtoi shkolla dhe objekte mjekësore me Forcat e Armatosura të Guatemalës në 2019.