Aktori Channing Tatum ka habitur jo pak me deklaratwn qw ka bwrw sw fundmi, ku shprehet se e urren aq shumë larjen e rrobave sa që në një moment të jetës së tij, ai e shmangi tërësisht atë. Ai pretendon se ka kaluar 12 muaj të tërë pa larë rroba dhe thjesht do të blinte bluza të reja.
“Unë e urrej të laj rroba. E urrej më shumë se sa mund të them. Kisha një vit që nuk kisha larë rrobat, atë vit kam veshur vetëm bluza të bardha që sapo i kisha blerë”, Tha aktori në një intervistë të fundit me GQ.
Kujtojmë që Tatum u divorcua nga aktorja Jenna Deëan pas një dekade së bashku për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Ylli i famshëm së fundmi nisi një romancë të re dashurie me aktoren amerikane, Zoë Kravitz, me të cilën u martua në qershor të vitit 2019, por u divorcuan një vit më vonë, në 2020.
Ata janë në lidhje që nga viti 2022 dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Channing Tatum së fundmi u shfaq në kopertinën e Vanity Fair, ku mes të tjerash ka folur për karrierën dhe jetën personale.
bal