Trejsi Sejdini ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e saj të modelingut.
Modelja ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar suksesin e madh: fytyra e saj është në revistën e “Vogue”.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë projekt fantastik në të cilin kam punuar përgjatë muajit të fundit! Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur! Faleminderit ‘Vogue Turkiye’ për këtë mundësi të mrekullueshme!”
Artikulli dhe fotot janë realizuar për “Vogue Turkiye”.
Në intervistë, Trejsi rrëfen rrugëtimin e saj nga Shqipëria në Majami, modën, bukurinë, Miss Universe dhe aspiratat në karrierë.