Edhe pse fansat shpresuan deri në momentin e fundit se do t’i shihnin sërish duke kaluar bashkë të dashuruar në tapetin e kuq, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen pas muajsh spekulimesh për ndarjen e bujshmee. Ishte artisja që bëri kërkesën për divorc pas një lidhjeje që zgjati dy dekada, dy fejesa dhe dy dasma. Burime pranë çiftit bënë disa zbulime për revistën People dhe folën për arsyet që e shtynë divën latine të kërkonte divorcin. Ajo gjithashtu i kërkoi gjykatës të ndryshonte mbiemrin e saj ligjor nga Affleck në Lopez.
Ylli 55-vjeçar përmendi “dallimet e papajtueshme” në dosjen e saj të divorcit dhe sipas burimeve të brendshme, të dy kanë pasur me të vërtetë probleme lidhur me pajtueshmërinë e personaliteteve të tyre kundërshtare, ashtu siç bënë kur u ndanë për herë të parë në 2004. “Ata janë njerëz shumë të ndryshëm”, tha një person i afërt me të dy për People. “Ajo është gjithmonë në media dhe është më miqësore, ndërsa ai është introvert dhe i lumtur që qëndron në shtëpi”. Një burim tjetër tha se Affleck ishte i prirur ndaj “ndryshimeve të humorit. Kush tha se ishte dhe kush doli të ishte ishin dy njerëz të ndryshëm”. “Ishte një re që rrinte pezull mbi marrëdhënien. Ai nuk e kupton sesi humori i tij i keq ndikon tek ata që e rrethojnë”, shtoi burimi. Personi që njeh nga afër Affleck dhe Lopez gjithashtu sugjeron se ish-çifti, i cili u martua vetëm një vit pas ribashkimit, u rrëmbye nga emocionet e Bennifer 2.0. “Kjo ndodhi shpejt. Ata ishin dy persona të dashuruar. E donin vërtet shumë njëri-tjetrin!”, tregon burimi për People.
bal