Lajme

Spahiu: Një pjesë e elektoratit të PDK-së do të kalojë te AAK – Nisma

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, është i bindur që një pjesë e elektoratit të PDK-së do të kalojë në koalicionin AAK – Nisma.

Sipas tij, kjo do të ndodhë për arsyen se tashmë në këtë koalicion janë bërë bashkë komandantë të UÇK-së, derisa thotë se në PDK kanë mbetur disa “kullera”.

“Jam i sigurt që një pjesë e elektoratit të PDK-së do të kalojë në koalicionin AAk – Nisma. Për arsyen e thjeshtë sepse në këto tashmë janë bërë bashkë komandantët e luftës, derisa në PDK janë mbetë ‘kullerat’ më shumë. Ka edhe në PDK komandantë të luftës, një ndër ta Sami Lushtaku. Por, një pjesë e elektoratit do të rrjedhë në këtë drejtim”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Spahiu tha se për herë të parë shoqatat e dala nga lufta kanë qenë në tubimin kur është bërë koalicioni. Sipas tij kjo tregon se tashmë AAK – Nisma konsiderohen bartëse të vlerave të UÇK-së.

“Unë kam qenë në tubimin kur e kanë bërë koalicionin AAK – Nisma, për herë të parë i kam parë shoqatat e dala nga lufta që marrin pjesë në një tubim ku është Ramush Haradinaj. Ata deri vonë e kanë konsideruar tradhtar që e ka tradhtuar PDK-në… kjo tregon një lloj tendence se tashmë kush konsiderohet bartëse e vlerave të UÇK-së”, tha profesori universitar. /teve1.info/