Lajme

Zhduket një person në Librazhd, familjarët e shqetësuar bëjnë lëvizjen urgjente (Emri+Foto)

Një i moshuar nga një fshat i Rrethit të Librazhdit rezulton i zhdukur pa adresë prej tri ditësh.

Gazetari Fatmir Popja raporton se burime jo zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar si Ali Belba, 70 vjeç, banues në fshatin Skroskë të Njësisë Administrative Qukës i Bashkisë Prrenjas nuk gjendet prej fillim javës se ku ndodhet.

Të afërmit e tij kanë konfirmuar se nga e Hëna 70-vjeçari ka humbur çdo kontakt me familjarët.

Për humbjen e kontakteve me të është njoftuar policia dhe komuniteti i zonës së Prrenjasit dhe është kërkuar ndihmë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale për gjetjen e 70 vjeçarit nga fshatin Skroskë i Bashkisë së Prrenjasit.