Kryetarit të Mitrovicës së Veriut në rrjet iu publikuan disa fotografi duke luajtuar me telefon në orar të punës në zyre të komunës.
Këto fotografi iu publikuan nga ish-nënkryetarja e kësaj komune Sladjana Pantoviç e cila tha se për këtë do i drejtohet edhe organeve të tjera.
“Ky është Erden Atiq në zyren e tij të rehatshme duke luajtur lojëra në mënyrë të qetë, policia e ruan, nuk pranon vizita nga qytetarët e tjerë”, tha ajo ndër tjerash.
Për këto fotografi foli vet Atiq ku tha se janë shkrepur pa lejën e tij ku dhe i quajti “zdrala” ata që i publikuan.
“Ato fotografi janë bo pa lejen time, qysh e keni pa. E ka thyer protokolin e sigurisë këtu. Ajo është në fillim te mandatit, ku kom bujt këtu unë në komunë. Djalin e vet unë e kam pas drejtor këtu për arsim, njëfar imbecili, thash unë nuk e di po institucionet po merren me këtë punë. E kanë thyer protokolin e sigurisë kanë bo foto tash shteti merret me ata zdrala”, tha Atiq.