Lajme

Azemi: Paga prej 330 euro neto, as nuk e përkeqëson, as nuk e rregullon çështjen e punëtorëve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka folur në lidhje me vendimin e sotëm të qeverisë në lidhje me pagën minimale.

Ai  u shpreh se paga prej 330 euro neto, as nuk e përkeqëson, as nuk e rregullon çështjen e punëtorëve.

Sipas tij, qeveria nuk do të jetë në gjendje të rregullojë këtë proces.

“Paga prej 330 euro që do t’i bie neto, as nuk e përkeqëson, por as nuk e rregullon çështjen e punëtorëve, sepse me 30, 40, 50 euro faktikisht ne jemi shumë prapa dhe fatkeqësisht po them, pjesa më e madhe fitale e këtyre punëtorëve, me këto paga, as nuk kanë besuar, as nuk besojnë, por jam shumë i bindur që pas 2-3 muajsh, se vet Qeveria e Kosovës nuk do të jetë në gjendje që të rregullojë procesin, që këto punëtorë kur vet t’i paguajë Qeveria e Kosovës, t’i marrin 330 euro neto”, u shpreh ai.