Kolesteroli mund të jetë problem serioz nëse nivelet e tij janë në ekstremitete. Kur themi këtë kemi parasysh kolesterolin e lartë që njihet gjerësisht për efektin negativ që ka në arterie dhe zemrës.
Gjithashtu dhe atë të ulëtin i cili njihet më pak, por është njëjtë i dëmshëm për shëndetin.
Megjithëse për kolesterolin e ulët mund të keni dëgjuar më pak dhe mund të mos e konsideroni si një problem, ai dëmton kockat dhe shumë organe. Kryesisht në shëndetin e trurit, pasi luan një rol kryesor në shfaqjen e sëmundjeve si ishemia apo hemorragjia cerebrale. Sipas mjekëve në këto raste ekziston një kërcënim jo i vogël nga kolesteroli i ulët. Pra, nëse nivelet e tij në trup janë 70 mg/dl ose më të ulëta.
Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar rolin që yndyra e pakët në trup ka në shëndetin e trurit dhe dëmet që mund të shkaktojë.
Kolesteroli i ulët dhe shëndeti i trurit
Megjithëse nuk është një gjendje shumë e përhapur, hemorragjia cerebrale konsiderohet si ndër më të rrezikshmet për shëndetin. Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Neurologjisë në vitin 2019, sa me të ulëta të jenë nivelet e yndyrës në trup aq më shumë ky rrezik shtohet. Studimi përfshiu 27,937 gra nga mosha 45 vjeç e sipër të cilat kishin nivele normale të kolesterolit në gjak.
Përgjatë viteve dhe kontrolleve të vazhdueshme, u vu re se disa prej tyre u goditën nga hemoragjia cerebrale apo ishemia. Kjo ndodhi me 137 prej tyre të cilat kishin nivele shumë më të ulëta se normalja të yndyrës në gjak. Ndërsa për ato të cilat u prekën nga kolesteroli i lartë simptomat dhe rreziqet nuk lidhesh më me trurin, por me zemrën. Rreziqet nga këto sëmundje mund të shtohen edhe më shumë, për gratë të cilat nuk kanë një stil të shëndtshëm jetese apo konsumojnë shumë duhan.
Çfarë këshillojnë mjekët?
Dukë qenë se sëmundje të tilla që prekin trurin janë më të shpeshta tek gratë mjekët këshillojnë kontrollin e vazhdueshëm. Bëni analiza gjaku të paktën dy herë në vit dhe masni nivelet e yndyrës në gjakun tuaj. Kryesisht pas të 50-tave dhe pas menopauzës mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut dhe jetesa e shëndetshme janë thelbësore.
Mos konsumoni yndyrna të pashëndetshme, por vetëm ato natyralet nga vaji i ullirit apo mishi disa herë në javë.