Fletët me tekstet e këngëve të shkruara me dorë nga Amy Winehouse do të shiten në ankand së bashku me një bluzë të veshur nga këngëtarja. Ylli vdiq në vitin 2011 në moshën 27-vjeçare dhe frymëzoi një film biografik, me Marisa Abela, i cili u publikua në fillim të këtij viti.
Koleksioni i artikujve është pjesë e ankandit inaugurues të kulturës popullore të Sotheby’s, i cili do të shfaqë gjithashtu sende personale nga këngëtarë, përfshirë Marianne Faithfull.
Artikujt, të cilët janë ofruar për shitje nga miku i Winehouse, Tyler James, përfshijnë tekstet e shkruara me dorë përfshijnë Cherry, një këngë e fshehur nga albumi i saj debutues Frank, dhe tekste të këngëve të papublikuara Like Smoke dhe Knights Before.
“Ndarja e këtyre artikujve me fansat e Amy është fillimi i një udhëtimi të ri për mua dhe një kapitull i ri i jetës sime në dëshirën për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhuruar diçka. “Unë e di se Amy do ta mbështeste këtë nismë me gjithë zemër”, tha Tyler në një deklaratë.
bal