Çifti i njohur i showbizit Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marredhënies së tyre.
Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu.
Mirëpo ditën e sotme Selimi ka vendosur tu jap fund këtyre aludimeve.
Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marines, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjjen.
Krahas videos ai shkruan: “Video nga Marget,” ndërkohë që përreth shihet çifti i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku.Kujtojmë që dyshja e njohur e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën e tyre.
Vetë Marina shihet shpesh në projekte te ndryshme televizive si moderatore. Së fundmi ajo prezantoi emisionin “Kampionët” gjatë Kampionatit të Euro2024.
Ndërsa Getoar Selimi vazhdon me projektet e tij muzikore, bashkëpunimi i tij i fundit ishte me Xhensila Myrtezajn. Dyshja sollën bashkë këngën “Vaj,vaj” e cila numëron shumë klikime.
Çifti i njohur i showbizit Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marredhënies së tyre.